Hysaj martohet këtë verë me një ceremoni spektakolare në Kalanë e Shkodrës
Elseid Hysajn e pret një verë e ndezur, ku duhet të zgjedhë skuadrën e tij të ardhshme pasi po kërkohet nga shumë klube të mëdha. Ylli i futbollit shqiptar që luan për Napolin ka vendosur të kurorëzojë zyrtarisht martesën në vendlindjen e tij në Shkodër me të fejuarën Fiorenza Lekstakaj.

Një hijeshi natyrale dhe një fizik elegant që të lë mbresa. Me një portret ujë dhe sapun dhe fizik perfekt, Miss-i me kurorën e më të bukurës shqiptare do të shkojë në altar pas pak ditësh. Dasma madhështore do të ketë” 500 të ftuar që do të këndojnë dhe vallëzojnë Kuq e Zi, jo në stadium, por në një nga martesat më të mëdha dhe më të bukura që janë organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Në dasmën e tij, do të këndohet edhe për Napolin që e ka nderuar në këto vite, do të ketë edhe miq të Italisë, megjithatë dasma do të jetë 100 për qind shqiptare.

Gjithçka e ka zbuluar prezantuesja e njohur televizive, Alketa Vejsiu, e cila ka treguar se një prej kompanive të organizimit të eventeve që ajo ka në pronësi, do të përgatite gjithçka për ditën festive të mbrojtësit të përfaqësueses.
“Do të organizoj festën e dasmës së tij, bashkë me skuadrën time në një kompani që kam themeluar 8 vite më parë. Do të jetë një dasmë spektakolare, në një kështjellë mesjetare në Shkodër, qyteti i lindjes i Elseidit. Jemi shumë krenarë për të, është një djalë fantastik”, ishin fjalët e Vejsiut për “Napoli Magazine”.

KOHA JONË SONDAZH

