I afërm i Kiarës, mediat italiane shkruajnë për aks*dentin që i mori jetën 30-vjeçarit: U martua këtë vit
Dorjo Duka, 30-vjeçari shqiptar humbi jetën natën e së dielës së 21 janarit pas përplasjes së tmerrshme ballë për ballë që ndodhi në Ponte Meduna, në zonën e Pordenones në Itali. Aksidenti ndodhi pas përplasjes së një Fiat Grande Punto-s me të cilën ai drejtonte dhe një Mercedes CLA.
Mediat italiane shkruajnë se ”Duka një i ri gazmor, gjithmonë i disponueshëm, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe siç u përmend, ishte shumë i afërt me familjen e tij, la në dhimbje të pafund gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024 pas rreth 6 vitesh njohje me të”.
Prokurori i Prokurorisë Publike të Pordenone, Federico Baldo nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të raportuara në aksident.
”Në orët në vijim Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe kështu familja do të mund të riatdhesojë trupin e të dashurit të tyre në Tiranë, ku do të bëhet varrimi”,-shkruajnë më tej mediat italiane.