I arrestuan bashkëshortin milioner, reagon modelja Angela Martini

Arrestimi i biznesmenit rumun, Dragoș Săvulescu, bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martinit, bëri bujë në mediat sociale.  Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë edhe Angela Martini. Kjo e fundit ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh.

Përmes këtij emoji Angela siç duket do të tregojë se është e qetë dhe se situatën po përpiqet ta kalojë sa më pozitivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modelja ka shkruar në një postim tjetër “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ja drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në këto momente të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?