I bashkoi “Klanifornia”, ja çfarë thotë Turjan Hysko për Marina Vjollcën

Producenti i spektaklit “Klanifornia”, Turjan Hysko, ka shprehur publikisht vlerësimin për moderatoren Marina Vjollca.

Hysko i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në RTV Ora shprehet se ai nuk jeton dot pa adrenalinën e punës, ku suksesin e tij televiziv, ia dedikon vetes se tij, pasi siç thotë ai, puno shumë dhe nëse punon sigurisht që do kesh sukses.

Ndërsa u pyet sesi u gjend Marina Vjollca në program dhe si është përshtatur me këtë format humori, Turi u shpreh se është me fat që punon me Marina Vjollcën, pasi ajo pozitive dhe e përshtatshme me të gjithë stafin.

Sipas tij Marina ka një sens humori që di ta transmetojë shumë mirë.

“Unë nuk kam njohur njeri më korrekt dhe më bashkëpunëtor si Marina. Është vërtetë një vajzë shumë e mirë edhe në prapaskenë, edhe atë qetësinë që reflekton nuk e ka falso, e ka të vërtetë dhe është super e dëgjueshme dhe mbi të gjitha ka një sens humori që publiku nuk ia njihte dhe akoma më shumë do shpërfaqet”, është shprehur Turjan Hysko.

SHKARKO APP