I dashuri i Dua Lipës bëhet romantik
Këngëtarja e njohur shqiptar, Dua Lipa, tash e sa vite shijon romancën e saj me modelin e njohur britanik, Isaac Carew. Ky i fundit është bërë një emër mjaft i njohur edhe për mediat shqiptare, të cilat jo rrallë herë shkruajnë për të.
Isaac Carew i cili është gjithashtu mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi disa imazhe në InstaStory, ku ka treguar po blente një nga revistat e “Vogue” në një kiosk në Londër. Duke u bërë edhe më romantik, Carew shkruan në mbishkrimin e fotografisë se do të blinte gjithë raftin e revistave, ku shfaqet kopertina e të dashurës së tij.
“Kjo është e dashuria ime, do të blejë të gjithë raftin… pothuajse”, ka shkruar i dashuri i këngëtares shqiptare.

KOHA JONË SONDAZH

