I jep fund fejesës, Linda Rei puthje pasionante me të dashurin e ri
Vitin e kaluar pushtoi mediat lajmi se Linda Rei ishte fejuar me një biznesmen me banim në Zvicër pas fotos dhe videos ku ajo tregonte unazën dhe shkruante “Zyrtarisht e fejuar”.
Pas asaj dite, Linda nuk e fshehu më partnerin dhe postonte shpesh foto me të, ndonjëherë edhe foto intime nga shtrati apo duke u puthur.
Mirëpo siç duket transgjinorja i ka dhënë fund historisë me biznesmenin pasi prej disa kohësh nuk shihet më me të dhe sot i ka shtuar dyshimet me këto foto.
Në njërën foto Linda shfaqet duke bërë një selfie me atë që thuhet të jetë i dashuri i saj i ri ndërsa në tjetrën shfaqet me sy mbyllur pranë tij, shkruan Xing. Ndonëse Linda nuk ka konfirmuar ende asgjë, dyshimet janë se ajo është ndarë dhe ka nisur një lidhje të re.