I përmendi gruan gjatë debatit, Juli-Eglës: Je jo normale, e paedukuar, njeri me 16 fytyra

Egla dhe Juli janë përfshirë në debatë të ashpra gjatë kësaj jave në BBV, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet me njëri-tjetrin.

Debati është risjellë në vëmendje gjatë spektaklit të sotëm, ku Juli ka dëgjuar dhe fjalët “Shko hiqi para gruas tënde” që Egla i kishte drejtuar, duke iu referuar për mbathjet. Kjo gjë ka rindezur debatin mes tyre dhe natën e sotme.

Juli: Njeri jo normal dhe e paedukuar, më çudit Romeo pasi e ka përqafu, unë kurrë nuk mbështes dhe përqafoj. Nuk merret me të mirë një person që thotë hale, pijanec, idiot, njerëzit e shohin, gjendjen e saj mendore herë pas here, unë nuk e dija që një kolege e imja për të cilën gjysma e shtëpisë paska respekt nuk e dija që do të shkonte në këtë pikë deri tek familjarët, qenka njeri me 16 fytyra, nuk dua të kem marrëdhënie me të.

Egla: Unë kërkoj ndjesë që e përmenda, ia thashë atij, më tha do të heq brekët që të kënaqesh të më shohësh, fjalori im nuk është në lartësinë e publikut, i kërkoj ndjesë publikut që më vjen zor që më kanë dalë nga goja, por u ndjeva e fyer. Ai më tall kur jam pak delikate, sapo tha që situata ime mendore nuk i duket në rregull, i kërkoj ndjesë publikut për atë fjalor.

SHKARKO APP