I plagosur nga bombardimet, vdes pas 3 javësh balerini kryesor i operas së Kievit

Kërcimtarja kryesore Anastasia Gurskaya arriti të arratisej me kohë, kolegu i saj Oleksii Potiomkin zgjodhi të shkonte në betejë, duke postuar një foto kamuflazhi në rrjetet sociale.

Artem Datsishin, nga ana tjetër, balerini kryesor i Operës së Kievit, nuk kishte kohë as të kuptonte se si të lëvizte, sepse raketat ruse e goditën atë vetëm dy ditë pas fillimit të luftimeve, duke e plagosur rëndë: tre javë më vonë, ka ndërruar jetë në spital.

Tani bota e artit e mban zi, bashkë me aktoren e njohur në vendlindje, Oksana Shvets. Mbetet emocioni në rrjetet sociale i atyre të shumtëve që i njohën dhe i admiruan apo që thjesht mbeten të habitur përballë tmerreve të një konflikti që përveç kaq shumë civilëve, gra e fëmijë, merr edhe talentin. Artem Datsishin në moshën 43-vjeçare ishte një nga kërcimtarët më të njohur në skenën botërore. Romantizmi i tij, klasi i tij, shkëlqimi i tij shprehës mbeten të përjetësuara në rolet e Princit Siegfried në Liqenin e Mjellmave ose të luftëtarit Solor në La Bayadère. Si dhe në Arrëthyesi, Bukuroshja e Fjetur, Xhisiela dhe Romeo dhe Zhuljeta. Nuk ka baletë të mrekullueshëm që ai nuk i ka bërë turne nëpër botë, nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, në Japoni. I lindur në Kherson, në Detin e Zi, një qytet tjetër i shkatërruar nga bombat, ai kishte fituar çmimin Serge Lifar në 1996 dhe Rudolf Nureyev në 1998.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?