I propozoi në Ishujt Karaibe/ Kryeministri Boris Johnson drejt altarit me të fejuarën 33 vjeçare, ja kur do të jetë data e kurorëzimit të tyre

Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të mbajë ceremoninë e kurorëzimit me të fejuarën e tij 33 vjeçare, në datën 30 korrik të vitit 2022.

Çifti u ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve të tyre, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e martesës së tyre.

55 vjeçari Johnson dhe 33 vjeçarja Symonds janë fejuar nga fundi i vitit 2019, por si shumë të tjerë vendosën që të shtyjnë planet e tyre të martesës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet se kryeministri britanik e propozoi të fejuarën e tij, teksa ishin me pushime në ishujt Karaibe në Mostique, por ende nuk dihet vendi i kurorëzimit të martesës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të jetë martesa e tretë për kryeministrin Boris Johnson, ndërsa për Symonds do të jetë martesa e parë.

Lajmi se ishin fejuar dhe do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të pare, u njoftua në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Në të njëjtin muaj, Johnson u divorcua zyrtarisht nga ish-gruaja e tij Marina Wheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?