Ija, gjyshja e Bes Kallakut rrëfen sot në emision dasmën e vitit (FOTO)
Besi arriti ta bëjë personazh Ijën në kuptimin e plotë të fjalës. Fillimisht ishin skiçet e tij, por më pas me foto e postime e shndërroi Ijen në gjyshen e të gjithëve.
Një personazh shumë i dashur që me origjinalitetin e mirësinë e saj, promovuar me humor nga i nipi u kthye në një figurë shumë të dashur e cila pati shkëlqimin e saj më të madh në dasmën e Besit, ku ai i dha kënaqësinë ta hapte atë.
Sonte, Ijen do e shohim në televizion, jo të imituar nga Besi, jo, atë vetë! Në Top Show Magazine dhe Besi është sigurisht shumë i lumtur! Dhe më e bukura e gjithë kësaj marrëdhënie nuk është humori, por dashuria!
https://www.instagram.com/p/BYyfH7YDz3I/?taken-by=bes_kallaku
https://www.instagram.com/p/BYyfBZND3lV/?taken-by=bes_kallaku