“Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën”, Luiz Ejlli i kthehet komentueses: Mos më detyro të…

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë një ditë më parë, në një ceremoni të mbajtur në Toskana të Italisë.

Teksa në rrjetet sociale këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes dasma e çiftit, duket se këtyre komenteve nuk u ka shpëtuar as Luiz Ejlli. Një nga ndjekëset e tij në Instagram i ka shkruar këtij të fundit me ironi se as ai dhe as Kiara nuk ishin të ftuar në dasmë.

Luizi i është kthyer duke i thënë se nuk ka shkuar pasi ka qenë në New York me koncerte, duke e paralajmëruar që të ketë kujdes me fjalorin, pasi tashmë Big Brother ka mbaruar.

Komenti: Ik ore debil se s’të ka ftuar as ty as llullën.

Luizi: Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga New York në Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar “BB” dhe mos më detyro të ta kthej siç e meriton.

SHKARKO APP