“Ikona e transgjinorëve”, këngëtarja ndërron gjini
Jake Zyrus është një këngëtar filipinase, i cili ka ndërruar gjini duke u bërë ‘Ikona e transgjinorëve’. Nga një vajzë me emrin Charice Pempengco është kthyer në djalë duke ndërruar edhe emrin.
Përpara se të zbulonte indetitetin e tij transgjinor ne qershor, Zirusi ishte krenaria e kombit kryesisht katolik dhe ishte këngëtarja e parë solo aziatike që arriti në vendin e 10 në klasifikimet Billboard 200 me albumin Charice në vitin 2010.
Por Jake tha se suksesi i Charice Pempengco nuk ishte i drejtë, duke e bërë atë që të bëjë një lëvizje të rrallë dhe të guximshme në shoqërinë konservatore duke u kthyer nga vajzë në djalë.
Në një vend ku martesa brenda të njëjtës gjini dhe divorci janë të jashtëligjshme, Zyrus tha se periudha e kalimit nga një vajzë me fustan në djalë ishte një kohë e gjatë dhe e dhimbshme.
Ai ka qenë në sy të publikut si një këngëtare ndaj edhe vendimi ishte shumë i vështirë për tu marrë.
“Kisha frikë ti shpjegoja njerëzve se kush isha vërtet, njerëzit nuk do të kuptonin,”-tha ai.
Vendimi i tij për të bërë publik emrin transgjinor në mediat sociale shkaktojë shumë reagime, si pozitive për guximin por edhe negative duke e tallur.