Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ikonë e muzikës pop/ Dua Lipa flet për Kosovën, suksesin dhe planet për të ardhmen

Showbiz E mërkurë, 30 Qershor 2021 17:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ishte vjeshta e vitit 2019 kur Dua Lipa po kalonte një moment të rrallë vetëbesimi. Ajo sapo fshirë postimet në Instagram, kodi i shekullit XXI për rilindjen simbolike dhe ishte duke u përgatitur për të publikuar “Don’t Start Now”, këngën e parë nga albumi i dytë ”Future Nostalgia”.

“Unë mendoja ‘Oh, është shumë ndryshe nga ajo që njerëzit kanë dëgjuar nga unë”. Në prag të debutimit të këngës për Halloween, shqetësimi i saj u rrit. Ajo provoi meditimin. Provoi hipnoterapinë. ”Unë mendoj se thjesht kisha nevojë për diçka që thjesht të qetësoja trurin tim dhe të më ndihmonte të hiqja qafe çdo ankth”. “Don’t Start Now” u bë një sukses ndërkombëtar. “Future Nostalgia” theu rekorde dhe është një nga albumet më të preferuar që u shijua nga njerëzit në karantinë, në një moment kur bota u izolua.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Future Nostalgia” e shndërroi Duan nga një fillestare ambicioze në një super yll me vetëbesim. Për dëgjuesit amerikanë, suksesi i Duas mund të duket sikur u shfaq papritur. Historia e saj është një këmbëngulje e vazhdueshme për të kaluar kontinentin dhe pak fare fat. “Future Nostalgia” do të kishte qenë një rekord i pazakontë edhe nëse nuk do të ishte publikuar në fillim të një krize globale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dua nuk do ta shohë veten vetëm si artistja britanike që pushtoi pop-in ndërkombëtar. Vite më parë, në Londër, ku familja u bashkua me një grup emigrantësh në rritje nga Kosova, prindërit e Duas i folën shqip dhe e rritën atë me një vetëdije për kulturën e tyre. ”Gjithçka ishte shqiptare në shtëpi dhe anglishtja ishte jeta ime në shkollë. Unë kisha aq shumë familjarë në Kosovë, por edhe për shkak të situatës dhe që nuk isha në gjendje të kthehesha, kurrë nuk i kisha takuar”. Dua gjithmonë kishte një ndjenjë se ajo kishte një vend tjetër ku duhet të shkonte dhe ishte e lumtur kur familja u zhvendos përsëri në Kosovë.

Mund t'ju interesojë

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Para 6 orësh
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Para 16 orësh
Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 21 orësh

“Unë po kthehesha në një vend ku pothuajse tashmë e ndjeja se i përkisja. Ishte me të vërtetë emocionuese për mua të shkoja në një vend ku gjithashtu ndihesha, se në një farë mënyre, do të konsiderohesha më normale”.

Jetesa në Prishtinë nuk ishte fort e lehtë. Dua kishte probleme me gjuhën, nuk performonte mirë në shkollë, por nga ana tjetër, nisi të mësonte më shumë për Kosovën dhe luftën. Më pas kishte miq, u bashkohej atyre në Sheshin Nënë Tereza, merrte pjesë nëpër koncerte që organizoheshin në Kosovë.

“Kjo vjen kryesisht për shkak të rrënjëve të mia në Kosovë dhe duke dashur të mbaj një qëndrim mbi këtë dhe të flas për atë dhe situatën e refugjatëve. Gjërat kanë buruar nga një përvojë personale në dëshirën e atëhershme për të mësuar më shumë dhe përpjekjen për të qenë gjithashtu një zë për shumë njerëz të tjerë. Teksa profili im po rritet, veçanërisht në internet, ndjej sikur kam nevojë ta përdor atë për të bërë diçka më të mirë sesa, e dini, të postoj fotografi të lezetshme ose çfarëdo gjëje tjetër”.

Dua ishte 12-vjeçe dhe po shihte në TV në banesën e familjes, kur Kosova shpalli Pavarësinë. “Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të të gjithëve, duke dëgjuar të gjithë qytetin që gjëmonte kur ndodhi Dita e Pavarësisë”.

Në Londër, Dua nisi të hidhte hapat e parë, të cilët i quan “hapat e bebes”. Një këngë më shumë. Disa tekste më shumë. Punë. Përpjekje. E gjitha derisa të arrish te një person që të të thotë, “Mirë, unë besoj te ti.”

Në prag të publikimit të albumit të saj në qershor të vitit 2017, fitoi vëmendje nga një audiencë kryesisht europiane si pjesë e një vale të artisteve të reja britanike. Pjesa tjetër është histori. Për një artist, diçka në nivelin e “Future Nostalgia” mund të përfaqësojë kulmin e një karriere pop. Kjo i solli Duas respektin për të cilin shpresonte. Teksa projekti i saj për të dominuar botën është ende duke u shpalosur, synimet e saj për një periudhë të afërt janë pak më konkrete: dy albume dhe turne të tjerë gjatë viteve të ardhshme. Muzika mbetet në fokus. /Anabel/

Etiketat e lidhura

Dua Lipakosovo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.