Ilda Bejleri i nxjerr emrin të dashurit të Efit, Mikela: Të ka ngelur pikë në zemër

Gjatë një debati në “Fan Club”, Ilda Bejleri u shpreh se për Luizin dihen shumë gjëra, si mami, motra, partneren e tij Kiarën, ndërsa Efit nuk i dihet asnjë gjë, përfshirë dhe emrin e të dashurit.

Me këtë rast, Bejleri ka bërë publike emrin e të dashurit të Efit i cili quhet Genci. Shoqes së Efit, Mikelës nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe reagoi.

Mikela: Të ngeli meraku tek i dashuri i Efit ty? Të paska ngelur pikë në zemër, s’ke gjë tjetër ku të kapesh, do patjetër këtë.

Ilda Bejleri: S’po flas me ty të lutem. Luizi është lojtari më i mirë i të gjithë Big Brother-ave, kjo s’ka diskutim. Ka bërë diferencën që nga momenti i parë që ka hyrë aty dhe mbi të gjitha, na ka mahitur të gjithëve sepse ka qenë një ndryshim komplet imazhi. Nga ai djali i mirë që e njihnim shumë pak, doli një uragan sepse të zgjohesh i pari në mëngjes dhe të flesh i fundit, unë e shihja aty nga televizori dhe thosha si nuk u lodh ky njeri!

SHKARKO APP