Iljazi i ”Shamikuqes”, ç’po ndodh me shoferin e preferuar të të gjithë shqiptarëve?
Edhe pse prej afro 10 vitesh kinematografia turke është gjithmonë e më e pranishme në ekranet shqiptare, lidhjet me të datojnë shumë më herët. Nuk ka rëndësi nëse i përkisni viteve ’90 apo keni lindur para tyre, me siguri nuk i keni shpëtuar diskutimi rreth ‘’Shamikuqes’’ filmit që nuk është shuar nga memoria e shqiptarëve. Madje vitet nuk i kanë penalizuar personazhet të njihen edhe nga brezat e rinj.
Mirëpo sipas të përditshmes ‘’Hurriyet’’ aktori i famshëm Kadir Inanir që luan rolin e Iljazit, është në gjendje të rëndë shëndetësore. 68-vjeçari është shtruar me urgjencë në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një mpiksjeje gjaku në tru. Mjeku i tij, Ergun Demirsoy ka folur për mediat duke deklaruar se aktori do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër, por dëmi është shumë serioz. “Ka dëme serioze në arteriet që shkojnë në tru. Ka rrezik paralize”, është shprehur doktori i Kadirit./living