Ilnisa Agolli në “Fan Club”, flet për herë të parë pas daljes nga BBVIP 3: Ja çfarë më ka mbetur peng
Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të përfolura të Big Brother VIP 3, e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua përballë Eglës dhe Meritonit, ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.
Pyetje: E prisje, që Meritoni të dilte siç e kishte premtuar?
Pengjet nga eleminimi
“Mënyra sesi Egla u kthye në një kryefjalë edhe lajmotiv në të gjithë këtë eksperiencë, më bën të heshtur dhe të mendoj se ndoshta… a është ky modeli i dashurisë dhe njerëzores? Kështu duhet të shkojmë drejt Evropës?”
Teksa komentoi marrëdhënien e saj me Meritonin, gazetarja u shpreh se tek ai kishte gjetur mbështetje në çdo lloj forme ndërsa pyetjes nëse i kishte takuar familjarët e tij, preferoi të mos i përgjigjej.
“Unë te Meritoni jam mbështetur në çdo lloj forme. Pa njëri-tjetrin nuk funksionon. Ai është një model që literalisht jam frymëzuar, më erdhi një vetëpërmbajtje, një vetëkontroll. Unë jam shumë rebele në mendim por u frymëzova me durimin që ma dha ai djalë që e njoha aty brenda”- u shpreh Ilnisa.
Pyetje: Nuk e di a ke komunikuar me familjarët e Meritonit, vëllai i tij kur ishte brenda nuk pranoi të të takonte…
Ilnisa: Po më duket vetja sikur jam akoma në shtëpi me këto pyetje. I bëjmë një skip kësaj pyetje. Kam vetëm pak orë jashtë dhe po ambientohem akoma.
Top Channel