Indri lë LIVE Vanesën: S’kam ndjenja, nuk shoh të ardhme me të

Indri ka lexuar letrën për Vanesën, duke thënë se me të nuk sheh të ardhme dhe e ka lënë lidhjen me të. Vetë Vanesa Sono e cila nuk është në Prime, reagoi përmes një reagimi në Instagram, duke zbuluar edhe një skenar që po përgatitej rreth saj. Ajo tregon se produksioni i ka kërkuar me ngulm pjesëmarrjen, por pasi ka kuptuar përmbajtjen e një letre që do të bëhej publike, ka vendosur të tërhiqet.

”Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente. Nuk kam premtuar në asnjë moment që do të jem prezente ditën e sotme”,-u shpreh ajo vendosur.

Sipas Vanesës, letra në fjalë u përdor si “mjet” presioni pasi ajo refuzoi përballjen në studio. “Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës”,-shkruan këngëtarja. Në mbyllje të reagimit të saj, Vanesa ka lëshuar një deklaratë të fortë ku thotë se askush nuk mundet të përdorë figurën e vajzave për audiencë apo intriga loje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?