Instagram-i po rritet frikshëm/ Luizi pa punë e pa shtëpi, Kiara: E dua me gjithë shpirt
Pa kaluar ende 24 orë që nga eliminimi i saj nga “Big Brother Vip 2”, Instagram-i i Kiara Titos ka parë një rritje të ndjeshme në ndjekës. Në pak orë, moderatorja ka fituar më shumë se 22 mijë ndjekës. Pak momente para daljes, kishte 570 mijë ndjekës dhe tani ka 592 mijë ndjekës.
Ajo ka folur për herë të parë pas eliminimit. Teksa ishte e ftuar për të folur për rrugëtimin e saj në “Fan Club”, Kiara u përlot duke thënë se i duket sikur i ka ikur një pjesë e shpirtit.
Fokusi ishte te marrëdhënia e saj me Luizin. Ajo u pyet se nëse do ta pranojë Luizin i cili ka deklaruar se është pa shtëpi dhe pa punë. “Ditën e parë në BBV Luizi ka hyrë me një valixhe dhe ka thënë unë vetëm këtë kam. Nuk kam asgjë jashtë. Unë e kam dashuruar atë njeri brenda një burgu, pa patur asgjë, e kam dashuruar me gjithë shpirt”, deklaroi Kiara.
Çfarë ka për të thënë për Butrint Imerin?
Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej.
Si ndjehet tani që është larguar nga “BBV?”
Një moment që nuk do e harroj kurrë është ai i dasmës, që do ta përjetoj sa herë ta shoh me miliona herë siç e kam ndjerë atë ditë. Është shumë e vështirë tani dalja ime para kohe sepse kam 90 ditë që bashkëjetoj me personin e zemrës. Tani ndjehem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit.
A është bërë pishman që e ka rrotulluar lojën rreth Luizit?
Nuk bëhem aspak pishman që e kam fokusuar lojën time te Luizi. Nuk bëhem pishman për qëndrimet që kam mbajtur gjatë qëndrimit në shtëpi. Më falni për momentet kur dukej sikur bëhej gjëma për një “x” situatë. Më besoni që ka qenë vetëm presioni. Diskutime çiftesh kemi të gjithë dhe do doja të shikoja se ai debatojnë të tjerët në shtëpitë e tyre. Është një gjë normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd, për gjërat që ti nuk je dakord. Kemi debatuar dhe pas 5 minutash jemi shtrirë dhe më pas jemi puthur.
A e ka parë popullaritetin e Luizit jashtë?
Nuk e dija që Luizi kishte arritur këto lloj përmasash, por pak ma merrte mendja sepse kemi patur disa indicie të vogla, dronë, por jo në këto lloj nivelesh. Më bëhet shumë qejfi që ka arritur këto përmasa dhe kanë arritur ta kuptojnë se çfarë njeriu është ai. Ai e meriton gjithë pozitivitetin dhe mbështetjen që ka.
Ka vënë varësen e Luizit?
Unë nuk e heq kurrë këtë, edhe kur është dukur se e kam hequr e kam patur gjithmonë këtu.
Po për ngacmimet me Kristin, çfarë mendon?
O Zot çfarë dramash. Është qesharake mënyra se si vijnë reagimet pas një situate të tillë. Shumë banorë mund të kenë patur momente të tilla dhe janë anashkaluar, Kristi është si vëlla i vogël.