Inva Mula: Edhe 99 vjeç, në TKOB nuk do të shkoj. Nuk ua fal që s’bënë homazh për Nina dhe Avni Mulën

E madhja Inva Mula mungoi në mbrëmjen gala që përkonte me 65-vjetorin e TKOB, por edhe rinovimit tërësor të saj, pas shumë vitesh. Pa emra, por ajo e ka bërë të qartë se mënyra sesi u menaxhua 65 vjetori i TKOB, duke harruar jo vetëm Invën, thotë ajo, por dhe shumë emra të tjerë si Edit Mihali, Suzana Turku, e të tjerë apo mungesa e prezantimit të një kalendari pune, tregon nevojën sipas Mulës për një drejtues të ri.

“TKOB duhet ndoshta të drejtohet nga një profesionist, i huaj. Edhe mos aludoni këtu se vetëm unë nuk e bëj atë gjë, për arsyen se kam akoma gjëra për të bërë. Nuk e them për veten time. Teatri duhet të mbahet nga profesionistë”,- thotë në një intervistë ekskluzive për median ”Tirana Post”.

Përveçse sqaron se ftesës si spektatore të Ministrisë së Kulturës i ka thënë jo, dhe asaj të TKOB, vlen të theksohet se ka patur një propozim në verë nga drejtoresha Zana Çela, të cilës as Inva nuk i është përgjigjur, por as nga TKOB nuk ka pasur ndonjë këmbëngulje duke i dhënë prioritet ngjarjes dhe jo raporteve personale.

“Si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit. Ky teatër ka një histori. Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, nëqoftëse historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës”.

Inva Mula thyen heshtjen: Edhe 99 vjeç, në TKOB nuk do të shkoj si spektatore

 

SHKARKO APP