Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia,”Do e çoj në gjykatë!”

Ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, foli këtë pasdite në emisionin “Fan Club” për eksperiencën e saj në reality show, duke u fokusuar kryesisht te lajmet dhe aludimet që qarkulluan gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Lorna paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, duke njoftuar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të informacionit të rremë që, sipas saj, ka dëmtuar rëndë figurën dhe moralin e saj. Ajo tha se ndaj saj janë bërë akuza të pabazuara, që nuk përputhen me realitetin, dhe se nuk do t’i lërë pa përgjigje ligjore.

Ish-banorja sqaroi gjithashtu zërat për marrëdhëniet e saj me disa persona brenda shtëpisë, duke theksuar se njohjet kanë qenë thjesht miqësore. “Është thënë se kisha diçka me një prej personazheve kryesorë të BBV, por mes nesh nuk ka pasur asgjë më shumë,” u shpreh ajo, duke mohuar çdo lidhje romantike apo histori të fshehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e Lornës kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse paralajmërimi i saj për ndjekje ligjore do të konkretizohet në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?