Ish-zëdhënësja e PD shfaqet për herë të parë në publik pas lindjes (Foto)

Laura Vorpsi mungonte në publik prej shumë kohësh. Ish zëdhënësja e PD-së këtë pranverë u bë nënë për herë të pare, por asnjë foto nuk u bë publike. Edhe kur dha lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes së saj nuk u publikua asgjë përveç fotos me dorën e vogël.

 

5065dea47dc3d81d3a8546a336784bd0

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, në pritjen për 20 vjetorin e Opinion, më në fund Laura e bukur është shfaqur, rrezëllitëse siç e mbajmë mend. Me flokë të gjatë të zinj, të lëshuar dhe të hedhur në një anë siç bënte edhe kur shfaqej në foltoren e PD-së. Ajo kishte zgjedhur të zezën për një pamje të pagabueshme elegante që plotësohet nga fustani i gjatë, me pjesën e sipërme dantellë dhe sandale.

Swiss Digital Mobile Reklama

ecec90eea73486419f5923099325cef4

Është një nga të paktat herë madje që shfaqet në pritje publike me partnerin, biznesmenin Theodhori Cami. Ka takuar aty edhe Erla Mëhillin, ish-zëdhënësen e Kryeministrit Sali Berisha.

Një rast i mirë për të kujtuar kohërat e vjetra, ndërsa tani janë të dyja nëna, Erla e një djali dhe Laura e një vajze. Erla ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Keltis Kruja. Të katërt kanë realizuar edhe një foto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?