Ishte “armiku” i saj në lojë, Olta Gixhari ka dy fjalë për Luizin: Aventura ime pa ty s’do ishte e njëjtë
BBVIP ka mbaruar tashmë dhe Olta Gixhari ka bërë një shkrim të gjatë në Instagramin e saj ku falënderon “armikun e saj në lojë”, Luiz Ejllin.
Ajo është shprehur se është shumë e lumtur për pjesëmarrjen e saj ku ka falendëruar të gjithë stafin dhe produksionin e spektaklit për eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme.
“Ja dhe BB zyrtarisht mbaroi! Faleminderit me zemer publik i dashur për mbështetjen, komentet, sygjerimet, përqafimet dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Faleminderit dhe ju që me stoicizem më urryet deri ditën e fundit, faleminderit që u përfshitë kaq shumë. Do ta ruaj gjatë në mendjen time si një eksperiencë të çmuar, ku përjetova emocione të mëdha lot, zhgënjim, gëzim, të papritura e surpriza. Ju kërkoj ndjesë për çdo herë që e kam kaluar masën?
Ky ishte BB që theu çdo rekord shikueshmerie, disa do ta mbajnë mend si bigu i Luizit dhe Oltës, disa si i Luizit e Kiarës, disa bigu i Luizit! Dhe po tani që çdo gje mori fund, dua të them një të vërtetë të madhe, më ka përmendur çdo ditë në shtëpi pasi unë ika, sot dua unë të t’them dy fjalë, aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njëjtë, ti ma ke vështirsuar dhe ma ke zbukuruar rrugëtimin tim! Ishte kënaqësi të “luftoja” kundër teje. Ju dua shumë. Shihemi në projekte të tjera jashtë kuadrit të lojes që sot e tutje”- shkruan Olta.