Ishte në koncert, kërcimi i princit William bëhet viral në TikTok

Princi William është një nga fansat e Taylor Swift. Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, nuk do të prisnit që Princi i Uellsit të ishte në tribunat në Wembley.

Në një video që po bën xhiron e TikTok-ut, Princi William shihet duke kërcyer në ritmin e “Shake it Off”. I veshur thjesht me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, ​​Princi William duket që po argëtohet duke mos marrë parasysh turmën rreth tij.

Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce janë fotografuar me Princin William dhe fëmijët e tij. Princi i Uellsit ka qenë në prapaskenë me Princin George dhe Princeshën Charlotte dhe aty është fotografuar me këngëtaren dhe partnerin e saj.

@kkinldn Shake it off Prince William #princewilliam #erastourtaylorswift #erastour #whiteclawuk ♬ original sound – KK

SHKARKO APP