Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:44 Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ja pse Mariah Carey ”nuk e njeh” Jennifer Lopez-in

Showbiz E mërkurë, 30 Shtator 2020 12:32
Ja pse Mariah Carey ”nuk e njeh” Jennifer Lopez-in
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Disa herë gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Mariah Carey ka lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë simpati të madhe për Jennifer Lopez, përkundrazi “nuk e njeh atë”. Në librin e saj me kujtime “The Meaning of Mariah Carey”, këngëtarja tregon sesi ish-bashkëshorti i saj, Tommy Mottola, po përpiqej t’i shkatërronte karrierën pas ndarjes. Po Jennifer ç’hyn këtu? Sipas Mariah-s, Mottola, asokohe shefi i Sony Music, u përpoq të përdorte një sample (në muzikë: mostër e cila mund të përmbajë elemente si ritmi, melodia, tingujt etj., të cilat mund të përpunohen) të hitit të saj “Loverboy” për t’ia dhënë një tjetër këngëtareje “të cilën Mariah nuk e njeh”. Në libër, Mariah nuk përmend emrin e Jennifer, por thjesht shton në kllapa (të cilën nuk e njoh), gjë që nuk lë shumë vend për diskutim.

Kthehemi pas në të kaluarën: Pasi dëgjoi për herë të parë Mariah-n, kohë kur ajo ishte një kamariere 18-vjeçare në Long Island, Tommy i lidhi një kontratë me Sony Music dhe e ndihmoi atë të debutonte me albumin e vitit 1990, “Mariah Carey”, i cili është një nga albumet hit të të gjitha kohërave. Mariah u martua me Tommy-n në viti 1993, kur ishte 24 vjeç, ndërsa ai 44 dhe një nga burrat më të fuqishëm në industrinë e muzikës. Ata u ndanë në vitin 1997 dhe u divorcuan një vit më vonë. Mariah u shpreh se ai ishte shumë kontrollues.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mariah pretendon në librin e saj me kujtime se Tommy po përpiqej t’i shkatërronte karrierën, pas largimit të saj nga Sony Music. Ajo thotë se kishte punuar një remiks me reperin Ja Rule, përpara se Tommy ta zbulonte dhe të ndërhynte te bashkëpunimi. Ajo thotë se ai i telefonoi menaxherit të Ja Rule dhe i kërkoi që të mos bashkëpunonte me mua. Kënga u regjistrua me J.Lo dhe bëhet fjalë për “I’m real”. Pavarësisht suksesit të “I’m real”, kënga pati polemtika rreth përdorimit të mostrës (sample) origjinale dhe strukturës së këngës. Kënga origjinale përmbante një sample të pakredituar të hitit të Yellow Magic Orchestra, “Firecracker” (1978). Sample i “Firecracker” ishte planifikuar dhe licensuar për t’u përdorur në “Loverboy” të Mariah Carey-t. Sipas botuesve të “Firecracker”, ekipi i Carey-t kishte telefonuar dhe licensuar këngën muaj para se të telefononte ekipi i J.Lo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitin 2008, kur Mariah Carey u pyet se ç’mendonte për Jennifer Lopez, ajo tha:“Nuk e njoh atë!” Edhe më vonë, kur iu bë e njëjta pyetje, Mariah sërish tha: “Akoma s’e kam njohur”. Sipas Jennifer-it, Carey po tregohej pak “harraqe” sepse në të vërtetë ato ishin takuar, por Mariah e kishte shumë seriozisht. Ajo realisht nuk e njihte!

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 3 orësh
Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Para 12 orësh
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

10 Nëntor 2026, 08:49

Në maj të vitit 2016, në “Watch What Happens Live”, ajo tha: “Ka kaluar kaq shumë kohë sa ende s’e kuptoj përse njerëzit e bëjnë kaq të madhe. Ne realisht nuk e njohim njëra-tjetrën. Mesa duket unë jam vërtet ‘harraqe’ sepse nuk më kujtohet të kemi shkëmbyer diçka më shumë se një ‘çkemi’. Nëse dikush më pyet për një person me të cilin s’kam patur asnjë bisedë të vetme, unë do them ‘nuk e njoh’. Çfarë supozohet të them tjetër? Fakti që jemi të dyja në Hollywood, s’na bën shoqe të ngushta. Nuk doja të ofendoja askënd. Pak minuta më parë më kishin pyetur për Beyonce-n dhe unë thashë që mendoj se është e talentuar dhe artiste shumë e mirë, sepse realisht ne jemi shoqe, kemi një marrëdhënie. Kur thashë ‘nuk e njoh’ s’e kisha fjalën që s’e di kush është, por s’kam patur asnjë komunikim nga afër”.

Në vitin 2017, pas një performance të dështuar të Mariah-s, Jennifer Lopez pëlqeu një koment aspak mbështetës. “Keni parë ndonjëherë një aksident nga i cili nuk i hiqni dot sytë. Ky ishte rasti i saj sot”-shkruhej në komentin që Lopez pëlqeu. /Anabel/

Etiketat e lidhura

Jennifer LopezMariah Carey
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 2 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 6 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 8 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 20 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.