FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

James Blunt zbulon kuptimin e errët të këngës “You’re beautiful”

“You’re beautiful”, nga James Blunt vazhdon të mbetet një nga këngët më të pëlqyera, por në fakt ka një kuptim të errët. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari i njohur ka treguar dhe kuptimin që mbart kjo këngë.

“You’re beautiful” është një ndër këngët që dëgjohet shumë nëpër dasma, pavarësisht se flet për një djalë, i cili ka konsumuar lëndë narkotike dhe përndjek të dashurën e dikujt tjetër.

“Në fakt në këngë jam unë që përndjek të dashurën e dikujt tjetër në një metro ndërkohë që kam konsumuar lëndë narkotike por njerëzit e luajnë nëpër dasma, gjë që është shumë e mirë. Një ditë isha në një metro në Londër dhe pashë ish të dashurën time me të dashurin e ri. Shikimet tona u shkëmbyen teksa kaluam pranë njëri-tjetrit, kështu që shkova në shtëpi dhe shkrova tekstin e këngës “You’re beautiful” për dy minuta”, tregoi këngëtari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takova mikun tim tekst shkrues, Sacha Skarbek në Los Angeles dhe së bashku me Amanda Ghost, përfunduam këngën. Është përshkruar gjithmonë si këngë romantike, por në fakt është pak e frikshme”, përfundon James Blunt./who/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?