James Franco dhe e dashura në prag të ndarjes
Është vetëm çështje kohe përpara se James Franco dhe e dashura e tij, Isabel Pakzad të ndahen.
Kështu ka thënë një burim i afërt me çiftin.
Ka kohë që është thënë se ylli 39 vjeçar i The Disaster Artist dhe e dashura e tij kanë probleme në marrëdhënien e tyre, e veçanërisht pas pretendimeve të fundit për sjellje të pahijshme seksuale nga Franco që vetëm kanë përkeqësuar gjërat.
“Kanë pasur telashe tash e një kohë dhe lidhja e tyre e dashurisë ka pasur probleme. Pretendimet e fundit duket se i kanë dhënë vulë lidhjes së tyre”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Sipas të njëjtit burim, Franco është tashmë i fokusuar krejtësisht në punën e tij derisa përgatitet të xhirojë sezonin e dytë të serive të dramës “The Deuce” në New York.
“Ai është i përkushtuar që të rikthejë karrierën e tij. Fokusi i tij i vetëm është karriera. Ky është prioritet për të”.
Franco dhe Pakzad janë lidhur në muajin nëntor derisa së fundmi janë parë së bashku me prindërit e Pakzad në Malibu të Kalifornisë.
Një shkrim në Los Angeles Times i publikuar më 11 janar ka nxjerrë detaje se si pesë gra e akuzojnë aktorin për abuzim të pushtetit dhe sjellje jo të hijshme.