Janet Jackson rikthehet fuqishëm
Janet Jackson është rikthyer.
Këngëtarja 51 vjeçare ani se ka vetëm tetë muaj që ka lindur, ka treguar se është më në formë se kurrë, kur është paraqitur në turneun “State of the World”.
Jackson bëri një rikthim të viteve të 90-ta në Los Angeles, ndalesa e turneut të saj, dhe madje riktheu edhe pamjen e saj të njohur, gjithçka në ngjyrë të zezë, transmeton Klan Kosova.
Ajo tregoi figurën e saj të hollë derisa vallëzonte dhe këndoi në shfaqje të ngjashme me të kaluarën e saj, ku gjithmonë është karakterizuar me shumë energji.
Jackson është bërë nënë e vajzës Eissa më 3 janar të këtij viti, nga martesa e saj me Wissam Al Mana.
Në muajt e parë pas lindjes, këngëtarja kishte postuar vetëm një fotografi në muajin gusht ku kishte treguar për fansat e saj se është duke u përgatitur të rikthehet në koncerete.
Ajo të mërkurën ka treguar poashtu se do të performojë në Houston, edhe pas vërshimeve dhe shkatërrimit të madh që ka bërë atje uragani “Harvey”