“Je bërë si lopë”, Rudina tregon për kohën e mbipeshës

Rudina Dembacaj, një nga personazhët e njohur që shqiptarë që ka pranuar hapur transformimin e e fizikut të saj teksa ka humbur shumë kilogram për të arritur fizikun që ka sot. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu dietën strikte dhe ushtrimet fizike që ka kryer, për të humbur peshë.

”Unë kam patur një mbipeshë të fuqishme dhe maksimumi i kilogramëve, që kam arritur ka qenë 87 kilogramë. Shtimin në peshë e kam kaluar dy herë, sepse edhe gjatë shtatzënisë kam shtuar 28 kile, që ishin shumë në fakt, por për kilet e adoleshencës mu deshën 3 vjet që të bija në mënyrë të shëndetshme. Kam qenë fëmijë topolak por jo e shëndoshë. Në vit të parë në gjimnaz, kur zbuluam sufllaqet fillova dhe u shëndosha shumë. Në atë periudhë unë e ekzagjeroja në çdo gjë. Mamaja ime e kishte zakon të më thoshte po haje dhe këtë se dy lugë janë dhe kur u shëndosha më thoshte ti ha, por je bërë sa një lope”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?