”Je motra ime”, Flori Mumajesi mbështet Sarën e Big Brother: Jo vajza e një njeriu si ky

Babai i Sara Gjordeni u bë rival me rrëfimin që hedh poshtë gjithë rrëfimet në lidhje me braktisjen që i kishte bërë familjes dhe shkakun e konflikteve midis tyre.

Pas këtyre deklaratave, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sarës, e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, u përpoq të provonte versionin e saj të historisë, ndërsa tha se ndihej “e braktisur për së dyti nga i ati” dhe e quajti edhe një “monstër” për gjithcka që kishte sajuar sipas saj. Nga kjo situatë ajo ka gjetur mbështetje tek Flori Mumajesi.

Artisti i njohur që daljet publike dhe përfshirjen në “temat e ditës” i ka të rralla, ka postuar një video në Instagram-in e tij, nga filmi “Një vajzë dhe një djalë”, skenën e famshme ku babai ndalon të bijën që t’i bëjë vetes keq duke i shprehur dashurisën dhe këyë situatë e lidh me atë të Sarës, duke shkruar bashkangjitur: “Sikur të kishte një baba”…

Sara i ka shprehur dashurinë Florit dhe mirënjohjen që reagoi në këtë rast, teksa duket se ata kanë raporte mjaft të mira bashkë dhe këngëtari është një të vetmit pesonazhe që e ka mbështetur publikisht në lidhje me këtë rast.

SHKARKO APP