Jeff Bezos i kushton shtrenjtë divorci, 38 mld dollarë ish-gruas

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe ish-gruaja e tij MacKenzie e kanë formalizuar divorcin e tyre para një gjykatësi shtetëror të Uashingtonit.

Bezos do të duhet të transferojë 4% të aksioneve të Amazon tek ish-gruas, me vlerë 38.3 miliardë dollarë. Të mjaftueshme për të vendosur ish-gruan e tij në vendin e 22-të në renditjen e Bloomberg të 500 njerëzve më të pasur në botë.

Bezos do të mbajë një kuotë prej 12%, me vlerë 114.8 miliardë dollarë, dhe mbetet personi më i pasur në planet.

SHKARKO APP