”Jemi gjithmonë krenare me ty”, Presidentja Osmani i jep shtetësinë kosovare këngëtares Dua Lipa

Dua Lipa nga sot është zyrtarisht shtetase e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me dekret presidencial i ka dhënë shtetësinë Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë. ”Inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë”,-shkruan Osmani. Sakaq nesër nis edhe festivali ”Sunny Hill Festival” në Prishtinë, ku në natën e parë do të performojë edhe vetë Dua.

Postimi i plotë

Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.

Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?