”Jemi ndarë totalisht me Romeon”, Heidi hedh akuza: Juli u fut në lidhjen tonë, ka ndërhyrë në..
Mbrëmja në këtë Prime në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka nisur me debatin mes Romeos dhe Julit, dy prej poleve kryesore të shtëpisë, teksa shkak është bërë Heidi, e cila nga 2 banorët trajtohet si trofe. Teksa është transmetuar për banorët një klip mes diskutimeve të forta që kanë qenë për treshen Juli, Heidi dhe Romeo kaq ka mjaftuar që të nisin sërish diskutimet.
Juli: Ky nuk ka asnjë interes të ndahet për shkak të lojës. Unë nuk e di pse u ka ardhur ndarja këtyre as nuk e kam diskutuar asnjëherë. Nuk më intereson fare a ndahen apo bashkohen, për mua janë dy lojtarë të veçantë. Po ta ktheni kokën pas unë e kam ndihmuar këtë lidhje që nga shfaqja Romeo dhe Zhulieta.
Romeo: Ore ç’të duhet ty, je artist. Ne do të të marrim leje ty, na fal ore Juli… Janë disa gjëra këtu që janë përtej lojës, siç bëhet fjalë për lidhje.
Ledion Liço: Kush e vendos kur bëhet fjalë përtej lojës?
Juli: E vendos Romeo.
Romeo: Unë jam rritur me një artist si ky dhe kam respekt por ky nuk njeh norma. Në momentin që unë i them Julit, të lutem më respekto dhe mos e prek këtë gjë…
Juli: Unë për lojë nuk të respektoj fare.
Romeo: Kjo nuk është më lojë, sepse ti the që, pa Heidin jam i dobët.
Ledion Liço: Ti a je në këndvështrimin e Romeos që një lidhje e krijuar brenda shtëpisë nuk duhet të preket?
Heidi: Këta të dy kanë patur probleme me njëri-tjetrin dhe unë nuk kam dashur të futem në situatën e këtyre dy njerëzve.
Unë kam qenë në një situatë konfuze sepse brenda nuk po luaj në asnjë lloj forme dhe fokusi im ka qenë që të rregulloja marrëdhënine me Romeon. Nga ana tjetër unë me Julin kam dashur të afrohem por ai edhe njëherë solli situatën time me Romeon dhe lidhjen. Unë këtu brenda dua të më shikojnë si lojtare. Juli ka ndërhyrë dhe është futur në mes të kësaj situate.
Ne të dy jemi me vertetë të ndarë totalisht dhe unë brenda jam lojtare. Kam bërë gabim Ledjon, unë mendoj që Romeo është i fortë dhe veten e mendoj të fortë.
Më pas Heidi ka konfirmuar se është ndarë përfundimisht nga Romeo. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar kohët e fundit, të shoqëruar me debate dhe lot. Ajo gjithashtu konfirmoi që Juli ka ndërhyrë në marrëdhënien e çiftit dhe se e ka përdorur për lojë
Heidi: Këta të dy kanë pasur probleme me njëri tjetrin dhe nuk kam dashur të futem. Kur më fusin..
Ledjoni: Të futi Romeo ‘pse nuk më mbron në diskutimet me Julin’
Heidi: Mos bërtisni se do bëhem e egër. Kam qenë në një situatë konfuze, nuk po luaj në asnjë formë. Jam munduar të rregulloj marrëdhënien time me Romeon. Del Juli, që kam dashur të riafrohem dhe edhe njëherë përdori emrin tim me të Romeos, u fut te lidhja.
Juli: A je e ndarë?
Ledjoni: Si duhet të të shohë ty?
Heidi: Si lojtare. Juli ka ndërhyrë në këtë situatë. Më thotë që kam besim te ty dhe më përdor për t’i rënë Romeos.
Juli: Më ke thënë je ndarë.
Heidi: Kam shkuar e kam qartësuar, jemi të ndarë totalisht.
View this post on Instagram