Jeni bashkë ti dhe Jen? Brad Pitt i përgjigjet paparacit për “romancën” me ish-gruan

Brad Pitt ka vendosur të flasë për spekulimet se do të ribashkohet me Jennifer Aniston. Kur u pyet nëse do të rinisë romancën me ish-gruan, babai i gjashtë fëmijëve dha përgjigjen ideale.

Më 3 maj, një paparac që po fotografonte aktorin i tha: “Më duhet të të pyes, të gjithë duan ta dinë, a jeni bashkë ti dhe Jen?”

Brad nuk e injoroi sic ndodh zakonisht me paparacët, por i tha: “Oh Zot i Madh. Në rregull, kalofsh një ditë të bukur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu aktori e la sërish situatën në dilemë për të gjithë. Kujtojmë se të dy i dhanë fund martesës në vitin 2005, por më 9 shkurt të këtij viti janë parë pranë. Madje aktori befasoi Jennifer me një dhuratë me vlerë 79 milionë dollarë në 50 vjetorin e ditëlindjes së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhurata ishte padyshim e veçantë.

Shtëpia ku ata jetonin së bashku para se të ndaheshin në Beverly Hills u shit. Dhe humbja e shtëpisë së tyre të ëndrrave përkeqësoi dhimbjen e divorcit për Aniston.

Por duket se ky nuk është më një problem tani pasi Brad bleu shtëpinë për 79 milionë dollarë, vetëm për t’ja dhuruar Jennifer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?