Jenna Dewan bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e popullarizuar amerikane, Jenna Dewan, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë dhe fëmijën e parë me të fejuarin e saj, Steve Kazee.

Njoftimin për fansat e ka bërë me anë të rrjeteve sociale, duke publikuar kështu një fotografi të foshnjës në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B9kCy4iBwBX/

“Dhe kështu, zemrat tona shpërthejnë në amshim dhe përtej”, ka shkruar ajo. Mirë se vjen në botë, o engjëll i vogël. Callum Michael Rebel Kazee 3/6/20″, ka shkruar ndër të tjerash 39-vjeçarja.

E njëjta ka një vajzë të quajtur Everly Tatum nga martesa e parë me aktorin e mirënjohur Channing Tatum, me të cilin është ndarë para dy vitesh.

https://www.instagram.com/p/B8AcL0dhiSP/

SHKARKO APP