Jennifer Aniston kujton Matthew Perryn në 1-vjetorin e vdekjes
Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Aniston, ka kujtuar ish-kolegun e shokun e afërt, aktorin e ndjerë, Matthew Perry, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta.
Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ajo ka shkruar dy fjalë dhe ka postuar disa fotografi ku shihet bashkë me aktorin.
“Një vit”, ka shkruar Aniston, e cila bashkëngjiti një emoji me zemër dhe një pëllumb të bardhë.
Postimi është i lidhur me fondacionin që u themelua me emrin e yllit të ndjerë, që ka për qëllim t’ju ndihmojë njerëzve që kanë probleme me varësinë.
Postimi i Anistonit përmbante fotografi të disa momenteve të mira që kishin ndarë bashkë kolegët e serialit të famshëm “Friends”.
54 vjeçi Perry, u gjet i vdekur në vaskë në shtëpinë e tij në Los Angeles, vitin e kaluar.
Autoritet kanë deklaruar se shkaku i vdekjes së tij ishte efekti i ketaminës.