Jennifer Lawrence zbulon mankthin e xhirimit të skenave nudo në Red Sarrow

Aktorja e famshme e Hollywood, Jennifer Lawrence ka pranuar se është tmerruar kur xhiroi nudo për të luajtur rolin e një femre joshëse ruse në thrillerin e spiunazhit Red Sparrow.

Fituesja e Oskarit, tha se ka qëndruar një natë pa gjumë duke u shqetësuar për skenën e tmerrshme, por u ndie e fuqizuar pasi më në fund e realizoi.

Komentet e saj vijnë pasi u përplas me kritikët mbi veshjen e saj Versace në temperatura shumë të ftohta. Ajo këmbënguli se ishte zgjedhja e saj mbi atë se çfarë vendos të vesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçarja foli për skenën e saj nudo në film gjatë një interviste në emisionin ‘Today’ në Australi të hënën (26 shkurt).

Swiss Digital Mobile Reklama

Roli goditi një akord të veçantë me të, pasi iu hakuan fotografitë e saj private nudo në vitin 2014 dhe iu publikuan në internet.

“Ishte vërtet e frikshme të thoja ‘po’ për filimin sepse e dija se mënyra e vetme për të treguar historinë ishte nëse unë do të pranoja të bëja me të vërtetë skenat,”-tha ajo. “Mu desh pak kohë që të thoja ‘Po’. Dhe një natë përpara skenës nuk kam fjetur fare dhe isha shumë nervoze sepse është më të vërtetë mankthi i qëndrimit zhveshur para të gjithëve. Por, pasi mbarova skenën, ndihesha e fuqizuar.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?