Jennifer Lopez dekoron bredhin për fundvit, por vëmendja shkon tek të pasmet e saj

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez, është një nga ato personazhe që di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilave ka treguar se po realizon dekorimet e fundvitit në shtëpinë e saj.

Nën shoqërinë e dy fëmijëve të saj dhe të dashurit, Alex Rodriguez, Jennifer dukej shumë e lumtur ndërsa po rriste atmosferën festive në shtëpinë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një nga fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaqet duke kthyer të pasmet nga kamera, teksa stolis bredhin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo e gjithë vëmendje e fansave ka shkuar te të pasmet atraktive të këngëtares, të cilat kanë ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

“Kjo kohë e vitit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, me çka ka treguar se periudha e festave është e preferuara e saj.

Përndryshe, ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Jenniferin, e cila është nderuar me çmimin për “vepër jetësore” në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.

https://www.instagram.com/p/BrIP5kEA0j8/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?