Jep 12 mijë euro dhe puthet nga William Levy

Një nga aktorët më tërheqës në botë i njohur dhe për fizikun e tij perfekt, është padyshim William Levy. Aktori i telenovelave më të njohura në Spanjë dhe jo vetëm, ka tërhequr vëmendje e mediave së fundmi në një ankand bamirësie duke dhuruar një nga puthjet e tij.

Kjo ishte një ide e suksesshme për promovimin e edicionit të 13-të të “Starlite Gala”, një event bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian. Aktori u shfaq në mbrëmje me një kostum të zi dhe papion, në një event ku tre nga puthjet e tij ishin ndër artikujt më të dëshiruar në listën e ankandit.

Momenti më i spikatur i natës ishte momenti i tre puthjeve nga aktori për të cilat u ofruan 6 mijë, 10 mijë e deri në 12 mijë euro. Një shifër e lartë, por e kuptueshme për shkak të aktivitetit bamirës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?