Jezusi si grua lesbike, filmi shkakton debat të ashpër

Nuk ka ende një datë zyrtare për film, “Habit”, ku Jezusi do të paraqitet si një grua lesbike. Në film, në kastin e të cilit bëjnë pjesë Bella Thorne dhe këngëtari anglez Gavin Rossdale, Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, do të luajë si versioni grua i Jezusit.

Filmi nuk është pritur mirë nga komuniteti fetar, i cili e ka cilësuar si ”mbeturinë kristianofobike”. Një peticion online ka grumbulluar më shumë se 260,000 firma ku njerëzit kërkojnë që të mos publikohet. Në internet thuhet se ”filmi mund të hutojë fëmijët” si edhe është një ”sulm ndaj portretizimit biblik të Jezu Krishtit”.

Nuk është hera e parë që paraqitja e një portreti ndryshe të Jezusit shkakton debat. Në dhjetor të 2019-s, më shumë se 2 milionë njerëz nënshkruan një peticion online ku kërkonin që një platformë që paraqiste Jezusin si homoseksual të bllokonte transmetimin.

SHKARKO APP