Jo Elvana, ja këngëtarja shqiptare do të përfaqësojë San Marinon në Eurovision

Nuk e kishin menduar kurrë që do të flisnim kaq shumë për San Marinon. Tani do të flasim edhe më shumë. Pas bujës në rrjete sociale, me hamendësimet që Elvana Gjata do të përfaqësojë këtë shtet në ”Eurovision Song Contest 2020”, duket se do të kemi dy shqiptarë në Eurosong. Inis Neziri ka prerë biletën për në Rotterdam të Hollandës.

”Eurobooth”, një faqe shqiptare dedikuar përgjithësisht lajmeve mbi “Festivalin e Këngës” dhe “Këngës Magjike”, shkruan se në postime në Instastories, Inisi është pyetur nga ndjekësit nëse do të përfaqësojë San Marino-n. Këngëtarja nuk e ka mohuar si lajm, megjithëse është mjaftuar me një emoji që tregon konfuzion.

Përpos kësaj, ”Oikotimes Eurovision”, një nga faqet më të ndjekura përsa i përket zhvillimeve të ”Eurovision Song Contest”, shkruan se Inisi është e përzgjedhura e San Marino-s. Faqja publikoi edhe një foto ku shfaqet këngëtarja në shoqërinë e Alessandro Capicchioni, kreu u delegacionit që zgjedh këngëtarin/en përfaqësues/e për Eurovizion.

 

 

Sipas Oikotimes, Capicchioni së bashku me Ersin Parlak, gjithashtu pjesë e grupit që përzgjedh artistin përfaqësues, udhëtuan drejt Tiranës për t’u takuar me Inisin. Shtojmë se çka i bën më të besueshëm zërat është fakti që Ersin Parlak është menaxheri i Inisit. Ajo ka marrë pjesë në “Gjeniun e Vogël,” “Festivalin e Këngës”, në “Këngën Magjike,” ka fituar festivalin “Golden Stag” në Rumani dhe festivalin “New Wave” në Rusi.

SHKARKO APP