Jo vetëm Xhemaili, edhe Behrami ndahet nga e dashura (FOTO LAJM)

Pas Blerim Xhemailit, që i dha fund lidhjes me Erjona Sulejmanin, një tjetër futbollistë është divorcuar nga bashkëshortja e tij. Bëhet fjalë për Valon Behramin, i cili i ka dhënë fund një lidhjeje 12-vjeçare. Ai e zyrtarizoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndarjen nga Elena Bonzanni.

“Me këtë njoftim dua t’ju lajmëroj që pas 12 vitesh lidhja sentimentale me Elena Bonzannin ka marrë fund. Dua ta sqaroj publikisht për të evituar spekulimet dhe kërkoj respekt maksimal për të gjithë personat e përfshirë, veçanërisht për vajzat tona Sofia dhe Isabel. Qetësia dhe e ardhmja e tyre janë priorieteti im”, ka shkruar Behrami.

SHKARKO APP