Johnny Depp dhuron për bamirësi 1 milion dollarët që mori kompensim nga Amber Heard
Johnny Depp po dhuron për bamirësi 1 milion dollarët që mori nga ish-gruaja Amber Heard si kompensim pas gjyqit të tyre për shpifje vitin e kaluar.
Aktori thuhet se do të shpërndajë shumën prej 1 milion dollarësh të marrë nga Amber në pesë organizata të ndryshme bamirësie, me 200,000 dollarë për çdo bamirësi. Organizatat bamirëse që ai ka zgjedhur variojnë nga ato që përfitojnë fëmijët e sëmurë deri tek ato që ofrojnë strehim të sigurt për komunitete të ndryshme.
Aktorët e Hollivudit u martuan në një ceremoni të fshehtë në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos në vitin 2015, pas lidhjes për disa vite. Amber bëri kërkesë për divorc nga Johnny më 23 maj 2016 dhe siguroi një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër tij. Ajo tha se Johnny e kishte abuzuar fizikisht gjatë marrëdhënies së tyre dhe se kjo ndodhte shpesh, ndërsa ai ishte i dehur me alkool dhe i droguar.
Johnny ngriti një padi 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Amberit në mars 2019 pas shkrimit të saj në Washington Post, ku ajo shkroi se ishte viktimë e dhunës në familje. Emri i Johnny nuk u përmend në artikull. Megjithatë, historia doli teksa rasti i divorcit të tyre u bë kryefjalë.
Amber së fundmi konfirmoi zhvendosjen e saj në Spanjë. Në një intervistë të fundit, ajo tha se ishte larguar nga Hollyëood dhe ishte transferuar në Spanjë me vajzën e saj Oonagh Paige, raportoi The Independent.