Jonida Maliqi artistja që nuk i bën përshtypje vrasja, por quan kafshë protestuesit….
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka ngjallur një reagim të ashpër dhe ka ngritur në këmbë popullin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme një protestë u mbajt në kryqytet, ku nuk munguan as skenat e tensionit dhe dhunës nga protestuesit.
Këngëtarja Jonida Maliqi ka një mesazh për kaosin e krijuar ditën e djeshme mes forcave policore dhe protestuesve. Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan Jonida në InstaStory.
Lexoni edhe…
- Loja e kryeministrit për të larguar Sandër Lleshin, synon Ballën ose Manjën si ministër
- Vrasja e të riut pse theu orën policore, ”BBC” jehonë protestës
- Në protestë me vajzën 5-vjeçare, djali ish-kryeministrit: Dua të ikë Lleshaj. Më thanë “do vijë shefi…”
- Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!
- Policia fillon arrestimet e të rinjve protestues, shpallet në kërkim edhe Stresi
- Numri i dy i qeverisë: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar
- Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
- Ish-ministri i Brendshëm: Gjaku i Klodian Rashës ka nevojë për shpagim moral