Jonida Maliqi artistja që nuk i bën përshtypje vrasja, por quan kafshë protestuesit….

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka ngjallur një reagim të ashpër dhe ka ngritur në këmbë popullin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme një protestë u mbajt në kryqytet, ku nuk munguan as skenat e tensionit dhe dhunës nga protestuesit.

Këngëtarja Jonida Maliqi ka një mesazh për kaosin e krijuar ditën e djeshme mes forcave policore dhe protestuesve. Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan Jonida në InstaStory.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?