FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lë garën dhe iku në mesnatë nga Ferma, ja çfarë ndodhi me Jonida Maliqin

Gjatë orëve të vona të natës, një zhvillim i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”. Këngëtarja e njohur dhe një nga personazhet më të lakuar të këtij edicioni, Jonida Maliqi, ka vendosur të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e saj, duke u larguar nga gara në mënyrë të befasishme.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Nën errësirën e natës, Jonida është parë duke marrë valixhet e saj dhe duke braktisur përfundimisht ambientet e fermës.

Ndonëse një arsye zyrtare për këtë largim kaq drastik dhe të nxituar nuk është dhënë ende, situata brenda shtëpisë ka ngritur menjëherë dyshime të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga fermerët e tjerë nuk e kanë kursyer ironinë pas daljes së saj, duke lënë të kuptohet se shkaku i vërtetë i kësaj “arratisjeje” mund të ketë qenë “sfida e bajgave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vërteta e plotë pas këtij vendimi dhe arsyeja e saktë nga vetë Jonida pritet të zbulohen në orët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?