Jonida Maliqi habit me sfidën e re: Do të takoj personalisht…
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin tonë në garën e famshme muzikore “Eurovizion”, pasi u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” në RTSH.
Duke qenë se është përfaqësuesja e Shqipërisë, ajo ka vendosur që të bëj një prezantim dinjitoz për vendin tonë. Si askush më parë, Jonida ka zgjedhur që të trokasë në çdo biznes dhe institucion që të sigurojë ndihmë.

Këngëtarja ka qenë së fundmi e ftuar në “City Radio Network” tek programi “CityNight RadioShow”, Jonida bëri publike sfidën e saj.
“Kur mendon që duhet të përfaqësosh vendin tënd dhe unë do mundohem maksimalisht që ta përfaqësoj denjësisht atë, na duhen dhe suporte shumë të rëndësishme nga njerëzit tanë, kështu që unë përpos gjithë angazhimit që ka marrë RTSH, po marrë përsipër të iki të takoj personalisht, si një ambasadore e Shqipërisë, si një artiste, si një qytetare. Kështu që kërkoj suportin e të gjithëve”, ka thënë këngëtarja.
https://www.instagram.com/p/BtfzTZVHxhE/
KOHA JONË SONDAZH

