Jonida Shehu nuk i shpëton koronavirusit, moderatorja tregon simptomat e para

Disa muaj më parë Jonida Shehu la përfundimisht “Top Channel” për të nisur një rrugëtim të ri në një tjetër ekran. Moderatorja e dashur, që për dy sezone drejtoi programin “Soiree” në “Top Channel”, vendosi që karrierën e saj ta vazhdonte më tej në “Abc news”. Përveç “Soiree”, Jonida drejton edhe një format tjetër në “Abc News”, “Radar, që shkon më shumë drejt temave të aktualitetit dhe politikës.

Çdo ditë Jonida është mjaft e angazhuar me punën e saj dhe duket se si shumë personazhe të tjerë publik nuk i ka shpëtuar infektimit me Covid-19. Ditën e sotme moderatorja ka zbuluar se ka rezultuar pozitive dhe se për këtë arsye i duhet që të qëndrojë e izoluar për të paktën 2-javë siç e kërkon dhe protokolli i koronavirusit.

Ajo ka treguar se si simptoma të para ka dhimbje shpatullash, shpine, koke e ka temperatura. Për sa kohë do të qëndrojë e izoluar ajo nuk do të shfaqet as në ekran.

“Sot rezultova Pozitiv per Sars Cov 2. Nisi si nje dhimbje shpatullash dhe shpine,sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperature.

Nuk do te jem ne ekran,as ne televizion ditet ne vazhdim. Po nis edhe une karantinen 2 javore,me uroni fat. Love you all. Shihemi shpejt”, shkruan Jonida në një postim në “Facebook”.

SHKARKO APP