Jozi dhe Valbona nuk njihen aq mirë nga jashtë? Del e vërteta

Mëngjesin e sotëm, një bisedë e tensionuar ka lindur mes Jozi dhe Loredanës, ku çifti ka diskutuar për mundësinë e ndarjes. Jozi ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se ata nuk po kuptohen si duhet dhe që marrëdhënia nuk po shkon ashtu siç kishin pritur.

Biseda ka vazhduar për disa orë dhe ka përfshirë edhe Aldo dhe Gertën, të cilët janë përpjekur të japin këshilla. Një temë që ka dalë gjatë diskutimeve ka qenë ndërhyrja e Valbonës në marrëdhënien e tyre. Sipas Loredanës, ajo ndjehet e bezdisur nga afërsia e tepërt e Valbonës, e cila, sipas saj, nuk ka vend në situata të tilla.

Gerta ka shfrytëzuar momentin për të pyetur se si qëndron marrëdhënia mes Valbones dhe Jozit. Jozi ka sqaruar se ata kanë një shok të përbashkët, por nuk janë takuar shpesh jashtë shtëpisë, përveçse një herë për një intervistë, dhe kështu kanë dalur të njohur.

SHKARKO APP