Jul Deda flet për vitin 1988: Hera e parë nuk harrohet…
Mëngjesin e sotëm, aktori i humorit Julian Deda është bërë nostalgjik. Ai ka kujtuar ditën e parë të shkollës, 32 vite më parë.
Juli ka treguar disa momente nga kjo ngjarje e rëndësishme e jetës së tij, duke i shoqëruar edhe me një foto bardh e zi.
“Dita ime e pare e shkolles, 32 vjet me pare!
Ishte 1 Shtator 1988. U zgjova tmerrsisht i lumtur nga gjumi. Lava dhembe e faqe, dush nuk bera se kisha bere nje nate me perpara.
Vesha çorapet e bardha deri te gjuri, perparesen e zeze, vura jaken e bardhe, vesha sandalet, dmth te gjitha keto mi vishte mami se une isha tmerrsisht i zene duke sqaruar nje fete buke me gjalpe.
Mora çanten e shpines me rripa, e theksoj me rripa (se ishte veshtire te gjendeshin ne ate kohe) dhe me nje tufe me lule ne dore shkova bashke me prinderit deri te oborri i shkolles, ne kembe, e perseris ne kembe (se eshte e rralle sot).
Jo per gje por hera e pare nuk harrohet, ne te gjitha rastet..!”, shkruan Juli.
https://www.facebook.com/julianDeda85/posts/3620908984595404