Justin Bieber dhe Selena Gomez kalojnë Shen Valentinin të ndarë, çfarë ndodhi me çiftin?
Dje shumica e çifteve të dashuruar festuan Shën Valentinin së bashku. “Vetëm” Justin Bieber dhe Selena Gomez edhe pse të lidhur, e festuan të ndarë këtë ditë të veçantë.
23-vjeçari është fotografuar në Los Angeles teksa dilte nga palestra, dhe aty është munduar që të tërheqë vëmendjen e vajzave, duke ngritur bluzën lart.
Nga ana tjetër 25-vjeçarja, Selena Gomez ka publikuar në Instagram, foto me mikeshat e saj, duke treguar se edhe në ditën e të dashuruarve, ajo po feston me to.
Me siguri Selena është ende në përpjekje për t’i mbushur mendjen të ëmës, që të pranojë Justin. Selena dhe mamaja e saj kanë pasur kohët e fundit konflikte me njëra-tjetrën, pasi ajo nuk pranon ribashkimin e Selena-s me Justin.